Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Fituan Superkupën e Spanjës përballë Realit, Hansi Flick: Bëmë atë që duhej, krenar për ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan Superkupën e Spanjës përballë Realit, Hansi Flick:
Hansi Flick

Barcelona mori një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme. Katalanasit triumfuan 3-2 në finalen e Superkupës së Spanjës, duke mposhtur rivalin e tyre më të madh, Real Madrid. Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick kështu fitoi trofeun e Superkupës në “El Clasico”.

Pas këtij suksesi, gjermani ishte shumë krenar për ekipin e tij,  ndërsa nënvizoi se skuadra bëri pikërisht atë që duhej të bënte dhe luajtir siç duhet ndaj madrilenëve. Kjo fitore padiskutim i ka motivuar për të kërkuar të tjera rezultate pozitive në këtë sezon.

“Nuk isha në dhomën e zhveshjes, tani po festojnë dhe i pashë vetëm duke kërcyer, jam shumë krenar, luajtëm shumë mirë, kontrolluam topin dhe rrjedhën e lojës dhe në fund, e gjithë skuadra luajti siç na pëlqeu, nuk ishte e lehtë, por luftuam si ekip dhe kjo është e mahnitshme. Situata është e ndryshme nga sezoni i kaluar, filluam vonë, por tani po arrijmë suksese dhe po punojmë si ekip, ndjenja ime është shumë e mirë, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe gjithashtu bëmë ndryshime që i dhanë ekipit frymë shtesë”, ka theksuar Flick.

 

Poll

Lexo gjithashtu