Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Finalja e Superkupës së Spanjës “i vuri kapakun”, futbollistët i kundërshtonin vendimet e Alonsos prej muajsh

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e Superkupës së Spanjës “i vuri kapakun”,
Xabi Alonso me futbollistët

"Rrëmuja" e madhe që solli shkarkimi i Xabi Alonsos, ka trazuar "ujrat' në ekipin e Real Madrid. Tashmë në drejtimin aktual është Alavaro Arbeloa i cili do të jetë deri në fund të sezonit ose deri sa të jetë zgjedhur një opsion tjetër afatgjatë.

Megjithatë një gjë është e sigurt se për të nuk do të jetë e lehtë, që situata brenda skuadrës ti rikthehet normalitetit. Duke kujtuar kështu se pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës, futbollistët nuk zbatuan asnjë fjalë të Alonsos, reagim ky i cili në fakt kishte ndodhur edhe më herët.

3 muaj më parë, pakënqësitë brenda ekipit ishin bërë të shpeshta nga të paktën 7 futbollistë të ekipit. Kjo u bë e ditur edhe nga gazetari sportiv, Bruno Alemany. Ndërsa mosbindjet dhe "revoltat" e lojtarëve u panë qartë edhe në përballjen kundër katalanasve.

“Shtatë lojtarë kanë kundërshtuar direkt ose nëpërmjet palëve të treta vendimet e trajnerit. Unë nuk mund të përmend emra, por përveç lojtarëve edhe Florentino Perez dukshëm nuk ishte i kënaqur nga mënyra se si drejtoi Alonso skuadrën”, është shprehur gazetari.

Poll

Lexo gjithashtu