
Vedat Muriqi
Ekipi i Mallorcës pësoi një humbje mbrëmjen e djeshme ndaj Espanyolit me rezultatin 3-2 në javën e 4-t të La Liga. Megjithatë, Vedat Muriqi nderoi ekipin e tij me dy gola të shënuar.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ndëshkoi vendasit me dopietë, por gjithsesi nuk arriti dot të shmangë humbjen e ekipit të Mallorcas. Megjithatë, Vedat Muriqi duhet të kënaqet pasi është në formacionin më të mirë të javës në La Liga.
Sulmuesi shqiptar gjendet në treshen e sulmit së bashku me Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski. Vedat Muriqi është vlerësuar nga “Sofascore” për paraqitjen e tij me notën 8.5.

Poll