
Barcelona ka konfirmuar bashkëpunimin me këngëtarin britanik Ed Sheeran. Në ndeshjen e madhe ndaj skuadrës së Real Madrid skuadra katalanase do të zbresë në fushë me një fanellë speciale që përmban logon e albumit të tij më të fundit, “Play”.
Ed Sheeran është artisti i radhës që i bashkohet bashkëpunimit mes Spotify dhe klubit spanjoll. Më parë artist të tjerë të njohur si Drake, Rosalia, The Rrolling Stone, Karol G dhe Coldplay kanë qenë prezent tek fanella e katalanasve.
Duket se rezultatet kanë qenë të suksesshme deri sa presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka vendosur ta mbështesë fort këtë bashkëpunim.
Barcelona lidhi kontratën me Spotify në vitin 2022 dhe që atëherë ka pasur një periudhë ngritje në aspektin monetar, duke e cilësuar kompaninë muzikore si një nga sponsorat e saj kryesorë drejt rimëkëmbjes ekonomike.