
Arda Guler & Endrick
Arda Guler e ka të vështirë të sigurojë një vend titullari te Real Madrid. Në këto kushte, talenti turk po mendon edhe për një huazim të mundshëm tek ndonjë ekip tjetër.
Duke parë situatën, Erik ten Hag e do 20-vjeçarin pjesë të ekipit te Bayer Leverkusen. Kështu, klubi gjerman i është vënë pas seriozisht sulmuesit, për ta marrë në ekip, sigurisht në formë huazimi.
Në sezonin që lamë pas, Guler ka marrë pjesë në 43 ndeshje me Real Madrid, me një total prej 1,775 minutash. Turku ia ka dalë që të shënojë 5 gola dhe të asistojë në 9 të tjerë.
Poll