
Barcelona dhe Real Madrid do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të LaLiga. “El Clasico” që do të zhvillohet në stadiumin “Olímpic Lluís Companys”, nis në orën 16:15.
Kujtojmë se kjo është sfida e 261-të mes dy ekipeve, me Realin që ka një avantazh jo të thellë. Në 260 duelet e mëparshme, Reali ka fituar 105 prej tyre, Barcelona ka triumfuar 103 herë, ndërsa 52 sfida të tjera kanë përfunduar në baraspeshë.
Përsa i përket këtij sezoni, Barcelona mban vendin e parë me 79 pikë, 4 më shumë se Real Madrid i vendin të dytë. Kujtojmë se janë edhe 4 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.
Një fitore e mundshme e katalanasve, mund të jetë vendimtare për çështjen e titullit kampion.