Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E PAPRITUR te Reali/ Vinicius dhe Rudiger përplasen në stërvitje, Alonso me “dorë të hekurt”

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR te Reali/ Vinicius dhe Rudiger përplasen në stërvitje,
Rudiger - Vinicius

Te Real Madrid atmosfera nuk duket edhe shumë e qetë. Kjo pasi sipas mediave spanjolle bëhet me dije se mes 2 prej lojtarëve të madrilenëve ka patur një përplasje mes tyre.

Antonio Rudiger dhe Vinicius kanë patur mosmarrëveshje mes tyre, gjë e cila ka ndoshur gjatë një seance stërvitore.  Gjithçka ka filluar pas një nisjeje jo shumë të mirë të gjermanit, i cili më pas çoi në shtyrjen e futbollistëve mes tyre.

Xabi Alonso ka ndërhyrë menjëherë, duke larguar mbrojtësin nga fusha. Rudiger është futur menjëherë në dhomat e zhveshjes, duke mbyllur stërvitjen para kohe, ndërsa pjesa tjetër vazhdoi sipas programit.

Por shumë shpejt gjermani është “penduar” dhe është rikthyer t’u kërkojë falje shokëve të skuadrës. Tashmë mbetet të shihet nëse stafi do ta falë lojtarin, apo ndaj tij do të ketë edhe ndonjë ndëshkim.

Poll

Lexo gjithashtu