Barcelona është vetëm një “hap” larg titullit kampion, të cilin mund ta fitojë këtë të dielë në “El Clasico” përballë Real Madrid. Sfida që do të zhvillohet në “Camp Nou” do të nisë në orën 21:00.
Por vetëm pak ditë para supersfidës, raportohet se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk do të udhëtojë drejt Barcelonës. Ai i druhet një fitoreje apo barazimi në këtë ndeshje, ku në të dy rastet katalanasit do të fitonin titullin.
“Plani është i qartë, Florentino nuk do të udhëtojë drejt Barcelonës”, tha Josep Pedrerol për “El Chiringuito TV”.
Një situatë e paprecedentë te Real Madrid gjatë javëve të fundit. Duket se tensionit dhe presionit s’i ka shpëtuar as numri “një”, që për të do të ishte mungesa e parë në një “El Clasico”.
View this post on Instagram
