David Alaba do të largohet nga Real Madrid në merkaton e ardhshme. Mbrojtësi po jeton komentet e tij të fundit si madrilen.
Diçka të tillë e ka konfirmuar Fabrizio Romano. Ky i fundit ka theksuar se lojtarit austriak i përfundon kontrata në fund të këtij sezonit dhe palët nuk do të rinovojnë mes tyre.
Gjithashtu futbollisti kërkon një aventurë të re në karrierën e tij dhe në këto kushte largimi është alternativa e vetme. Siç dihet 33-vjeçari iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2021 nga Bayern Munich.
Gjatë aventurës së tij si “Los Blancos” ka arritur të luajë në 126 ndeshje me klubin spanjoll, duke shënuar 5 gola dhe dhuruar 8 asistime.
???? BREAKING: David Alaba will LEAVE Real Madrid.
— Madrid Xtra (@MadridXtra) February 16, 2026
DECISION FULLY MADE. @FabrizioRomano pic.twitter.com/riwEGBv9Tv
