
Ante Budimir
Nga gadishulli i Ballkanit te Real Madrid. Kjo pritet të jetë historia e sulmuesit kroat, Ante Budimir. Sulmuesi 33-vjeçcar me shumë mundësi do të largohet nga Osasuna për të nisur një aventurë të re me “Los Blancos”.
Në Spanjë e bëjnë të kryer kalimin e kroatit te Real Madrid, me këta të fundit që e duan për sulmues zëvendësues. Ndërkohë që “drita jeshile” është dhënë menjëherë nga Budimir, i cili e kishte ëndërruar një transferim të tillë.
Kujtojmë se 33-vjeçari e ka nisur karrierën në Ballkan, më saktë në Koraci me ekipin e Radnik. Gjithashtu ka veshur fanellën e Gorica, LASK, Lokomotiva Zagreb, Inter Zapresic, Crotone, St.Pauli, Sampdoria dhe Mallorca.
Poll