Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Barcelonës, Robert Lewandowski gati të vishet i kuq në moshën 37-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Barcelonës, Robert Lewandowski gati
©BBC/ Barcelona, Robert Lewandowski

Robert Lewandowski është gjithnjë e më pranë mbylljes së aventurës së tij me Barcelonën. Kontrata e 37-vjeçarit me klubin katalanas përfundon në verë, ndërsa rinovim nuk pritet të ketë.

Në këto kushte, Lewandowski do të jetë një lojtar i lirë në treg, duke bërë që klube “big” të hidhen në sulm për të. Sipas “GOAL.COM”, Liverpool është gati që të transferojë sulmuesin polak.

Trajneri Arne Slot e sheh si të duhurin për repartin e sulmit, aty ku ekipi i “të kuqve” po çalon këtë sezon. Sipas medias në fjalë, sulmuesi polak ofron cilësi në majën e sulmit, qoftë edhe si zëvendësues, pasi premton gola.

Megjithatë, “topi” këtë herë është në krahun e vetë futbollistit. Për Robert Lewandowskin kanë interes edhe Milan, Juventus dhe ekipe të shumta nga Arabia Saudite.

Poll

Lexo gjithashtu