Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E BUJSHME/ Erling Haaland te Barcelona?! Gjithçka vendoset pas zgjedhjeve presidenciale, kandidati PREMTON sulmuesin norvegjez

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Erling Haaland te Barcelona?! Gjithçka vendoset pas zgjedhjeve
Erling Haaland

Transferimi i Erling Haaland nga Manchester City te Barcelona do të ishte një nga lëvizjet më "bombë" të merkatos. Sipas mediave katalanase, një marrëveshje e tillë mund të bëhet e mundur nëse plotësohen disa kushte të veçanta.

Raportimet e "Mundo Deportivo" dhe "Sport" flasin për një takim mes përfaqësuesve të kandidatit për president të Barcelonës, Victor Font dhe drejtuesve të Manchester City. Qëllimi i bisedimeve ishte gjetja e një formule që katalanasit të kenë përparësi për transferimin e sulmuesit norvegjez.

Takimi u zhvillua në hotelin "Four Seasons Madrid" mes drejtuesve të dy klubeve, përfshirë Ferran Soriano dhe Hugo Viana. Haaland pritet të jetë një nga premtimet kryesore elektorale të Victor Font në garën për drejtimin e klubit ndaj Joan Laporta.

Poll

Lexo gjithashtu