
Antonio Rudiger ka folur me superlativa për Lamine Yamal. Sipas gjermanit ka një zhvillim të frikshëm dhe do të jetë e vështirë për cdo mbrojtës kundërshtarë për të luajtur kundër tij.
Ndër të tjera nënvizon se spanjolli ka një të ardhme të ndritur, pasi vetëm 17-vjeç arriti të shkruante historinë me Barcelonën dhe të fitonte kampionatin Europian me Spanjën.
“Duhet t’i japim lëvdata dhe ‘kredite’ për ato që ai po i bën. Ai e ka një të ardhme impresionuese përpara tij. Shpresoj që do të qëndrojë i shëndetshëm, sepse nuk mund dhe nuk duhet t’ia urosh kurrë askujt të keqen.
Ndeshjet që po i bën ai si 17-vjeçar tek Barcelona dhe ajo që e bëri në Kampionatin Evropian. Është paksa frikësuese, vërtet frikësuese. Ai e ka një të ardhme të ndritshme”, ka theksuar gjermani.