Barcelona
Barcelona ka marrë një lajm të hidhur nga infermieria, pasi kapiteni Frenkie de Jong do të mungojë 3 deri në 4 javë për shkak dëmtimi. Mesfushori pritet të humbasë rreth 7 ndeshje në një moment delikat të sezonit.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick do të duhet të bëjë pa të në fazën e 1/8-ve të UEFA Champions League, ku mund të përballet me Newcastle ose Paris Saint-Germain. De Jong do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e dytë të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid.
Në kampionat, Barcelona pritet të mos e ketë ndaj Villarreal, Athletic Bilbao, Sevilla dhe Rayo Vallecano. Dëmtimet e shumta e kanë penalizuar jo pak ekipin, ndërsa Flick duhet të riformatojë mesfushën për javët në vijim.
Poll
