
Rodrygo
Rodrygo do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid. Sipas "Marca", pas një bisede me trajnerin e ri të “Los Blancos”, Xabi Alonso, sulmuesi brazilian ka mbetur i kënaqur dhe ka vendosur që të qëndrojë në Madrid.
Pavarësisht zërave për një transferim drejt Liverpool apo Arabisë Saudite, 24-vjeçari do të mbajë veshur fanellën e madrilenëve. I bindur nga Xabi Alonso, Rodrgyo nuk e mendon më largimin.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, braziliani shënoi 14 gola dhe asistoi në 10 të tjerë. Ndërkohë që sulmuesi, është në kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2028.
Poll