Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona "tronditet" në merkato, objektivi i mbrojtjes "i lë thatë" drejtuesit dhe zgjedh klubin e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona "tronditet" në merkato, objektivi i mbrojtjes "i
Alessandro Bastoni dhe Alejandro Grimaldo

Barcelonës mund t'i rrëshkasë nga duart një objektiv i rëndësishëm në merkato. Mbrojtësi i krahut të majtë, Grimaldo, është shumë pranë transferimit në Turqi te Besiktas.

Këtë përditësim e jep vetë gazetari Sacha Tavolieri, i cili shkruan në profilin e tij në Twitter se lojtari i cili është nën kontratë me Bayer Leverkusen në Gjermani, ka dhënë fjalën e tij për një kalim në Superligën turke.

Vendimi i fundit i takon pikërisht gjermanëve, të cilët duhet të binden për ta lënë të lirë spanjollin, vlera e të cilit në merkato shkon në 20 milionë euro.

Një lajm i keq ky për katalanasit që janë të detyruar të hedhin sytë tek alternativat për të përforcuar akoma më shumë krahun e majtë, pasi Alejandro Balde nuk ofron më garanci për formacionin titullar, ndërsa e ardhmja e Joao Cancelo është ende në dyshime për vazhdimësinë. 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu