Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona "qan" vendimet e arbitrave, trajneri Simeone i hedh "benzinë zjarrit" prag sfidës me Sevillan: Gjëra të tilla ndodhin në Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona "qan" vendimet e arbitrave, trajneri Simeone i hedh
Diego Simeone

Fitorja në Champions e Atletico Madrid përballë Barcelonës në hapin e parë çerekfinal i ka dhënë zemër skuadrës madrilene e cila shkon akoma më shumë e motivuar në sfidën e radhës që do ta luajë në kampionat, të shtunën përballë Sevillas në transfertë, të vlefshme për javën e 31-të.

Prag duelit me andaluzët, trajneri i skuadrës, Diego Simeone u pyet nga gazetarët, krahas mënyrës se si të tijët do të paraqiten në fushë ndaj këtij kundërshtari, edhe për lajmet që vijnë nga Barcelona, ku klubi katalunas depozitoi një ankesë zyrtare drejt UEFA-s për vendimet e dyshimta të kryesorit. 

El Cholo zgjodhi të flasë me diplomaci, duke mos dhënë më shumë detaje, teksa u mjaftua me fjalën që "gjëra të tilla ndodhin në Madrid". 

"Jam shumë i respektueshëm. S’dua të flas për presionin e Barcelonës ndaj arbitrave. Ne jetojmë në Madrid dhe jemi mësuar me këto lloj situatash. Për ata që e kuptojnë, është shumë e lehtë për ta kuptuar, kështu që nuk na shqetëson fare. A po ankohem unë për presionin nga Real Madrid? Jo, nuk ankohem. Thjesht thashë që jetojmë në Madrid dhe sigurisht, edhe mund të ankohesh, pasi është e ligjshme", u shpreh Simeone. 

 

Poll

Lexo gjithashtu