Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona pret përgjigjen e Lewandowskit për rinovimin, sulmuesi polak "tundohet" nga 4 oferta

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona pret përgjigjen e Lewandowskit për rinovimin, sulmuesi polak
Robert Lewandowski

E ardhmja e Robert Lewandowski vijon të mbetet e paqartë, pasi sulmuesi do të marrë kohën që i nevojitet për të bërë reflektimet e fundit, përpara se të vendosë se ku do ta përqëndrojë pjesën e mbetur të karrierës së tij.

Edhe pse në tavolinën e vlerësimeve, ekziston një kontratë 1-vjeçare nga Barcelona për të zgjatur më tej bashkëpunimin mes tyre dhe për një tjetër sezon. Me kontratën e re, 37-vjeçari do të fitonte dukshëm më pak si dhe nuk do të ishte më pjesë e formacionin titullar, pasi do të kthehej në një rezervë luksi për trajnerin Hansi Flick.

Përpos kësaj oferte, për Lewandowskin vlejnë dhe disa pista të tjera konkrete. Pistat e mundshme ku mund të aterojë Lewa janë Italia, ku Juventus dhe Milani janë të gatshëm të hidhen në sulm në rast se ai vendosë të largohet nga Spanja. Gjithasht, të interesuara mbeten dhe Chicago Fire në kampionatin amerikan dhe një ekip ende i pazbuluar në Arabinë Saudite. 

Me përfundimin e sezonit do të marrin fund dhe këto paqartësi, pasi Barcelona është ende në garë për dy trofe të rëndësishëm si kampionati dhe Uefa Champions League. Një mbyllje me nota pozitive do të bindte sulmuesin të qëndronte, gjithçka mund të ndryshojë nga çasti në çast. 

 

Poll

Lexo gjithashtu