Zërat nga kampi i klubit të Barcelonës, tregojnë se është duke u planifikuar një zgjatje kontrate për trajnerin gjerman, Hansi Flick. Edhe pse në fillim klubi bluagaran kishte një sezon të luhatshëm, Barcelona është qartësisht në rrugën e duhur me 5 fitore radhazi në Laliga, duke udhëhequr dhe kryesimin.
Përpos ditëve të mira, ekipi u përball dhe me dëmtime të lojtarëve, kujtojmë rastet e Joan Garcias, Dani Olmos dhe Pedrit. Megjithatë tekniku Flick i ka kapërcyer problemet të cilat e “kërcënonin” panoramën e një skuadre të plotë dhe tani e ka vendosur ekipin në rrugën e duhur për të përsëritur sukseset e sezonit të kaluar.
Ndërsa Hansi Flick nënshkroi një zgjatje kontrate deri në vitin 2027 në fillim të këtij viti, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po kërkon ta zgjasë qëndrimin e tij, gjë që tregon besimin e klubit te trajneri gjerman për të udhëhequr projektin e tyre afatgjatë.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, Barcelona po planifikon të zgjasë kontratën e trajnerit Hansi Flick deri në vitin 2028.
