
Barcelona po hedh hapat e parë konkretë në merkaton e verës dhe po e bën këtë me syrin nga e ardhmja midis portave. Sipas “Cadena SER”, klubi Blaugrana ka arritur tashmë një marrëveshje me Joan Garcian, portierin e lindur në vitin 2000 nga Espanyol, i cili konsiderohet si një nga talentet më të mira në këtë rol në La Liga.
Edhe pse prioriteti i klubit duket të jetë shtimi i një sulmuesi anësor - me emra të tillë si Luis Diaz i Liverpoolit dhe Marcus Rashford i Manchester United në radarin e Decos, menaxhmenti ka vendosur të fillojë me portierin, duke pasur parasysh pasigurinë rreth Marc-Andre ter Stegen, i cili po rikthehet nga lëndimi, dhe performancat jokonsistente të veteranit Ëojciech Szczęsny.
Për më tepër, të dy tani janë mbi tridhjetë vjeç, prandaj Barça tashmë po shikon drejt gjeneratës së ardhshme. Klauzola e lirimit e vendosur nga Espanyol është 25 milionë euro, një shifër që katalanasit do të përpiqen ta rinegociojnë poshtë. Megjithatë, marrëveshja mund të përfshijë një transferim huazimi të portierit për të siguruar vazhdimësinë.