Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Ata nuk e kanë Cristiano Ronaldon”, Diego Simeone TALLET me Barcelonën pasi Atletico i “turpëroi”

Shkruar nga NEWSPORT
“Ata nuk e kanë Cristiano Ronaldon”, Diego Simeone TALLET me
Diego Simeone

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit në Spanjë mes Atletico Madrid dhe Barcelonës dhuroi rezultat befasues. Të besuarit e Diego Simeones fituan 4 – 0, madje i shënuan të katërt golat që në pjesë e parë të ndeshjes.

Katalanasit nuk kishin “gjunjë” për të bërë asgjë, kësisojë duke pranuar humbjen me shifrat “turpëruese”. Trajneri i Atleticos Diego Simeone, u pyet pas ndeshjes për shanset që Barça ka për të avancuar në finale, ndërsa 55-vjeçari nuk ngurroi të tallet me një “lëvizje”:

“Ata nuk e kanë Cristiano Ronaldo”. Kjo përgjigje është vërtetë “therëse” për tifozët e Barcelonës, marrë në konsideratë faktin që “CR7” ka qënë një lojtar i Real Madrid, aty ku rivaliteti mes katalanasve dhe “Galaktikëve” është më shumë se sa thjesht sportiv. Ndeshja e kthimit Barcelona – Atletico Madrid do të mbahet në datën 3 mars.              

Poll

Lexo gjithashtu