Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Anulimi i ndeshjes me Villarreal në Miami, reagon për herë të parë Barcelona: Keqardhje, mundësi e humbur

Shkruar nga NEWSPORT
Anulimi i ndeshjes me Villarreal në Miami, reagon për herë
Barcelona

Ndeshja mes Villarrreal dhe Barcelonës, e vlefshme për javën e 17-të të La Liga dhe e parashikuar të zhvillohet në Miami më 20 dhjetor është anuluar. Kompania Relevent”, e cila kishte marrë përsipër organizimin e kësaj ndeshje, ka vendosur të heqë dorë dhe t’i japë fund një debate të madh që u zhvillua në Spanjë për faktin që kjo sfidë do të luhej në një vend tjetër.

Tashmë menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Barcelona për herë të parë. klubi blaugrana shpreh keqardhjen për këtë anullim, pasi tashmë është një mundësi e humbur për të kapur sa më shumë ndjekës në në vend me zhvillim të madh.

“FC Barcelona respekton dhe pranon vendimin për të anuluar ndeshjen kundër Villarreal në Miami që korrespondon me javën e 17-të të La Ligës. FC Barcelona shpreh keqardhje për mundësinë e humbur për të zgjeruar imazhin e garës në një treg strategjik me një kapacitet të madh për rritje dhe gjenerim burimesh për të gjithë.

Klubi është mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë e pakushtëzuar të tifozëve tanë në SHBA dhe shpreh keqardhje të thellë që atyre u mohohet mundësia për të parë një ndeshje zyrtare në vendin e tyre”, shkruhet në njofitm.

Poll

Lexo gjithashtu