
Carlo Ancelotti ka folur në prag të ndeshjes që Real Madrid luan sot(16:15) kundër Cadiz. Ekziston mundësia që “Galaktikët” të shpallen matematikisht kampion në rast se marrin pikë dhe Barcelona barazon me Gironën.
Pavarësisht kësaj, Ancelotti mban me këmbë në tokë të tijët. Ndër të tjera përmend se finalja që kanë parasysh luhet të mërkurën përballë Bayernit për Champions League.
"Objektivi që kemi është shumë i qartë, të shtojmë tre pikë për t'u afruar me fitoren e këtij kompeticioni. Në mendjen tonë kemi vetëm këtë. Nuk mendojmë se çfarë mund të ndodhë më pas, por vetëm për arritjen e objektivit tonë, që është të marrim pikë kundër një ekipi që lufton për të shmangur rënien dhe që do të vijë në Bernabeu me gjithë entuziazmin dhe dëshirën për të fituar pikë.
Fitorja e kampionatit? Nuk kemi menduar për këtë sepse nuk kemi fituar asgjë ende. Ne do të mendojmë për festimet ditën kur të jemi matematikisht të sigurt. Synimi i vetëm është të marrim tre pikë nga kjo ndeshje. Objektiv? Finalja që kemi parasysh është të mërkurën, kundër Bayernit.