
Lamine Yamal dhe Nico Williams
Rinovimi i kontratës 10-vjeçare i Nico Williams me Athletic Bilbaon, i shtangu të gjithë ndjekësit e sportit. Sulmuesi i talentuar i kombëtares spanjolle ishte shumë pranë firmës me Barcelonës, por në fund befasoi me vendimin e tij.
Megjithatë, klubi blaugrana duket se nuk ka mbetur aspak i zhgënjyer nga vendimi i Nicos, pasi vetë drejtori sportiv Deco ka konfirmuar se ata kurrë nuk e kanë ndjekur sulmuesin spanjoll.
“Ne nuk e kemi ndjekur kurrë Nico Williamsin. Përkundrazi, agjenti i tij na ka kontaktuar disa herë neve. Ai nuk ishte as lloji i lojtarit që ne po kërkonim, por gjithmonë duhet të jesh i vetëdijshëm për mundësitë që lindin në treg”, u shpreh Deco.
Poll