Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“3 pikët ishin të rëndësishme”, Hansi Flick: I kaluam vështirësitë, jemi rikthyer. Reali? Nuk mendoj për ekipet e tjera

Shkruar nga NEWSPORT
“3 pikët ishin të rëndësishme”, Hansi Flick: I
Hansi Flick

Barcelona mori një fitore të rëndësishme ndaj Osasuna në “Camp Nou” me shifrat 2-0. Aktualisht katalanasit shkojnë 7 pikë para Real Madrid, me madrilenët që do të luajnë ditën e sotme ndaj Alaves.

Pas këtij suksesi ka folur Haksi Flick. Timonieri i Barçës ka theksuar se gjëja më e rëndësishme ishin 3 pikët, teksa ndër të tjera ka nënvizuar se ekipi tashmë ka kaluar vështirësitë dhe është rikthyer.

“Gjëja e rëndësishme ishin tre pikët. Ne e kontrolluam ndeshjen dhe u mbrojtëm shumë mirë. Mund të mos kemi pasur shumë raste të qarta, por morëm tre pikët.

Reali? Nuk po mendoj shumë për ekipet e tjera. Ne duam të shkojmë në Vijareal dhe të fitojmë. Është mirë që rivalët tanë po e ndiejnë presionin, por nuk është në duart tona. Pas disa javësh vështirësish, jemi rikthyer. Me të gjithë lojtarët afër 100%, aftësia e ekipit është e dukshme”, ka theksuar gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu