13 sezone të suksesshme me Real Madridin, por kapitullit të tij po i vjen fundit. Fjala është për Dani Carvajal i cili do të largohet në fund të sezonit nga klubi me të cilin fitoi gjithçka në karrierë, mes të cilave 5 tituj të La Ligas dhe 6 Champions.
Njoftimin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili shpjegon se drejtuesit e Merengues nuk i kanë ofruar një kontratë të re mbrojtësit të krahut të djatht që këtë sezon minutat i ka patur të limituara, me Xabi Alonson dhe trajnerin aktual në stol, Alvaro Arbeloan, të cilët kanë preferuar prurjen e verës Trent Arnold.
Carvajal humbi “terren” për shkak të dëmtimeve që pamundësuan vazhdimësinë e performancës së tij me skuadrën, por kontributi i tij në titujt e fituar me Mbretërorët, bënë që në dhomat e zhveshjes, spanjolli të fitojë respektin dhe imazhin e një lideri plot respekt.
Ceremonia e “përshëndetjes së fundit” me 34-vjeçarin do të jepet në ndeshjen me Athletic Bilbaon, pikërisht në stadiumin “Bernabeu”. Me këtë fanellë, Carvajal është paraqitur në 448 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me mbi 60 asiste.
View this post on Instagram
