
Trent Alexander-Arnold është futbollisti më i ri i Real Madrid. Mbrojtësi anglez vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Liverpool, për të nisur një të re në LaLiga spanjolle.
26-vjeçari do të bashkohet me “Los Blancos” më 1 qershor, pasi kjo ishte një dëshirë e klubit spanjoll. Ata e donin Arnold para fillimit të Kupës së Botës për Klube dhe për këtë arsye kanë paguar, edhe pse mund ta merrnin falas më 1 korrik.
Pikërisht për një muaj, Real Madrid ka paguar plot 10 milionë euro për Trent Alexander-Arnold. Në këtë transferim të shpejtë, ka luajtur rol edhe vetë futbollisti, i cili donte me doemos kalimin te madrilenët.
Ndërkohë, që anglezi ka firmosur një kontratë afatgjatë, plot 6-vjeçare. Pra, Arnold është i lidhur me Real Madrid deri në verën e vitit 2031.