Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Krenar që përfaqësoj këtë vend”, Adrian Bajrami: Ndihem njëkohësisht shqiptar e zvicerian

Shkruar nga NEWSPORT
“Krenar që përfaqësoj këtë vend”, Adrian
Adrian Bajrami

Adrian Bajrami pak muaj më parë “braktisi” Shqipërinë për Zvicrën. Tashm te Helvetët” po ftohet rregullisht nga Murat Yakin, me trajneri që siç duket e ka në planet e tij afatgjatë.

Mbrojtësi së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat zviceriane “20min.ch”, ku ka folur për aktivizimin e tij me Zvicrën si dhe emocionet që po përjeton aktualisht. Bajrami ka theksuar se aktualisht ndihet njëkohësisht shqiptar dhe zvicerian, duke mos bërë dot një zgjedhje.

“Vërtet nuk pata kohë të bëhem nervoz. Pas stërvitjes kthehem në shtëpi dhe jam me prindërit e mi, me vëllezërit e motrat. Këtë kënaqësi nuk e kisha pasur për 7 vite.

Familja? Prindërit e kanë ndërtuar gjithçka nga e para këtu. Jam jashtëzakonisht krenar për ta, madje më krenar për prindërit e mi sesa për veten time.

Rroga e parë? Ata janë shumë kokëfortë për këto gjëra, nuk do të pranonin kurrë para nga unë.

Sigurisht që ekzistojnë lidhje. Është një ndeshje e veçantë, që të jep kënaqësi ta luash.

Ndihem njëkohësisht zviceran dhe shqiptar. Jam rritur në mënyrë shqiptare, me traditat, gjuhën dhe kulturën. Njëkohësisht, kam lindur dhe jam rritur në Zvicër, ky është vendi im. Jam krenar që përfaqësoj këtë vend”, ka theksuar Bajrami.

Poll

Lexo gjithashtu