Gjatë kongresit të FIFA-s, të mbajtur nga presidenti Gianni Infantino, një ‘incident’ i sikletshëm u regjistrua në podium, ku u ngjitën dy zyrtarët e lartë të Izraelit (Basim Sheikh Suliman) dhe atij të Palestinës (Jibril Rajoub).
Një ide e “stimuluar” nga vetë Infantino i cili priste një shtrëngim duarsh nga të dy palët për të dhënë mesazhin e rëndësishëm në vigjilje të Kupës së Botës, por që s’u mbështet nga ky i fundit, i cili zgjodhi ta injorojë këtë kërkesë.
“S’mund të shtrëngoj dorën me dikë që izraelitët e kanë sjellë për të zbardhur fashizmin dhe gjenocidin e tyre. Ne jemi duke vuajtur”, u shpreh Rajoub.
Një diplomaci e “çuar dëm” nga ana e Infantinos, plani i të cilit nuk shkoi ashtu siç ai e kishte menduar. Ndoshta dhe një tentativë “dinake” prej tij, pasi FIFA do të presë zgjedhjet për president vitin e ardhshëm dhe kreu aktual do të garojë sërish për një tjetër mandat.
