
Gara për Topin e Artë të vitit 2025 po “nxehet”, me talentin adoleshent të Barcelonës, Lamine Yamal, dhe sulmuesin e krahut të PSG-së, Ousmane Dembele, që dalin si pretendentët kryesorë për këtë çmim. Pique i njeh shumë mirë të dy lojtarët, pasi ka ndarë dhomën e zhveshjes me ta te Barcelona.
Dhe kur u pyet se kush do të ishte zgjedhja e tij për të fituar “Topin e Artë” këtë vit, ikona zgjodhi talentin 17-vjeçar. “Kam pasur mundësinë të ndaj dhomën e zhveshjes me Dembelen dhe Laminen. Të dy janë djem të jashtëzakonshëm. Ousmane, e dini si është, dhe Lamine është shumë i talentuar, shumë i veçantë.
Unë e preferoj Lamine sepse ai është te Barcelona tani dhe gjithashtu në Ligën e Mbretërve. Do të doja që Lamine të fitonte. Ai është shumë i ri, shumë i talentuar. Mendoj se është shumë i veçantë. Por do të doja edhe Ousmane. Dhe nëse ai më në fund fiton, do të jem i lumtur për të”, tha Pique.