
Luigi di Biagio
Pak ditë më parë, Kombëtarja e Italisë emëroi në stol Gennaro Gattuson me misionin për të çuar kombin e tij në Kupën e Botës 2026. Zgjedhjen e “axurrëve” për stolin e ri e ka komentuar edhe Luigi Di Biagio.
Ish-trajneri i Dinamos, i ka uruar fat teknikut 47-vjeçar në detyrën e tij të re. “I uroj fat të mbarë Gattusos, ai mund të jetë personi i duhur. Jemi të lodhur që nuk e shohim Italinë në Kupën e Botës.
Spalletti ka pasur disa vështirësi, jam i bindur se Gattuso mund ta përmirësojë fatin e ekipit kombëtar. E meritojmë si vend”, tha Di Biagio. Ky i fundit mori drejtimin e Dinamos në fillim të sezonit 2023/24, por nuk arriti dot në pritshmëritë e duhura duke u shkarkuar nga detyra pas 10 ndeshjeve.
Poll