Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ I propozoi për martesë partnerit gjatë ndeshjes Köln – Wolfsburg, arbitri gjerman dhunohet në shtëpinë e tij

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I propozoi për martesë partnerit gjatë ndeshjes Köln
Pascal Kaiser i dhunuar dhe momenti kur i propozoi partnerit te tij/ Fotomontazh

Momenti kur Pascal Kaiser i propozoi partnerit të tij për martesë gjatë ndeshjes Köln – Wolfsburg u bë shumë viral në rrjetet socile. Një moment mjaft i veçantë për arbitrin gjerman, i cili u ul në gjunjë para syve të 50,000 tifozëve në “RheinEnergieStadion”, gjest i cili mori edhe duartrokitjet e të pranishmëve.

Por duket se pas këtij momenti, një situatë e pazakontë ka ndodhur për të. Arbitri gjerman është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij. Sipas mediave gjermane bëhet me dije se 3 persona kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe gjithçka lidhet me një urrejtje online ndaj veprimit të tij, pasi prej një pjesë nuk është pritur mirë ky veprim për shkak të orientimit seksual dhe akteve të tij të hapura për komunitetin LGBTQ+.

Policia mësohet se ka nisur edhe hetimet e mëtejshme mbi këtë situatë, teksa omuniteti sportiv dhe aktivistët për të drejtat LGBTQ+ po kërkojnë sqarime dhe masa mbrojtjeje më të mira për gjyqtarin dhe për njerëzit tjerë që përballen me urrejtje të tillë.

Poll

Lexo gjithashtu