
Cristiano Ronaldo Junior
Hegjemonia e familjes Ronaldo me shumë gjasa do të vazhdojë edhe për disa vite në futbollin portugez. Djali i Cristiano Ronaldos, ka debutuar ditën e sotme me Kombëtaren e Portugalisë.
Cristiano Ronaldo Junior, është grumbulluar me moshat U-15 të Portugalisë në pëërballjen kundër Japonisë. Vetë 5 herë fituesi i Topit të Artë, ka reaguar për debutimin e shumëpritur të të birit.
“Urime për debutimin tënd për Portugalinë, bir. Shumë krenar për ty!”, shkruan 40-vjeçari. Cristiano Junior u aktivizua në lojë në minutën e 54-t të takimit, ku Portugalia arriti të fitonte me shifrat 4-1 ndaj Japonisë.
View this post on Instagram
Poll