
Zvicra u mposht para disa ditësh nga Serbia me shifrat 2-0, takim i vlefshëm për Nations League. Një humbje që dhemb për zvicerianët dhe sidomos për Granit Xhakën.
Mesfushori shqiptar me shiritin e kapitenit në krah zbriti në fushë kundër serbëve, por që nuk ia doli të largohej me 3 pikë nga kjo transfertë. Xhaka ka folur për këtë përballje, ndërsa ka theksuar se pas kësaj humbje ka probleme me gjumin pasi nuk mund të flinte deri në 8 të mëngjesit.
“Të jem i sinqertë me ty, nuk kam fjetur deri në 8 të mëngjesit. Ishte një lojë shumë emocionale, sido që të jetë unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është humbje. Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo”, ka përfunduar Xhaka.