Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Federata Kroate e Futbollit me delegacionin e saj kanë shkuar te klubi i Manchester City, ku mes të pranishëmve nuk kishte se si të mungonte trajneri Zlatko Dalic.
Përfaqësuesit e kombëtares kroate u takuan me “timonierin” e Mancheter City Pep Guardiola. Arsyeja e kësaj vizite kishte të bënte me formën e dy lojtarëve kroat te “Qytetarët”, fjala është për mesfushorin Mateo Kovacic dhe mbrojtësin Josko Gvardiol.
Me këtë rast, delegacioni i dhuroi trajnerit Guardiola fanelë të personalizuar me numrin “4”. Kujtojmë se Dalic nuk është emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi ka drejtuar Dinamon e Tiranës mes viteve 2008-2009, duke fituar me “blutë” e kryeqytetit edhe Superkupën e Shqipërisë kundër Vllaznisë 2 - 0.
Dorëheqja e Dalic te dinamovitët erdhi një vit pas emërimit, shkak dy humbjet radhazi në derbi. Një karrierë që nisi në nivele të ulëta e tashmë emri i tij njihet ndërkombëtarisht për arritjen historike me kombëtaren e Kroacisë, finalistë në Kupën e Botës 2018-të dhe vijon te jetë në drejtojë Modric me shokë në drejt Botërorit “amerikan”.
View this post on Instagram
