
Lojtarët shqiptarë ndeshje pas ndeshje marrin vëmendjen në kampionatet e huaja, duke treguar kështu potencialin e tyre. Arbër Hoxha hyri si zëvendësues për Dinamon e Zagrebit dhe shënoi një gol spektakolar dhe mjaft vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Rijekas.
25-vjeçari është zgjedhur në formacionin e javës në Kroaci, teksa është vlerësuar me notën 7.5. Por jo vetëm kaq, pasi janë edhe 3 lojtarë shqiptarë të tjerë që kanë vend në 11-tëshen e javës së 33-të në kampionatin kroat.
Bëhet fjalë për Enis Çokajn që ka zënë që merr një fanelë titullari në këtë formacion, me mesfushën që i besohet atij. Ndërkohë në mbrojtje ka vend edhe për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, Bujar Pllana. Kujtojmë se Çokaj luan me Osijek, ndërsa Pllana me Slaven Belupo.
