Ylli botëror i Barcelonës Lamine Yamal po përjeton momentin më të keq brenda dhe jashtë fushës së blertë. Nga deklaratat e papjekura, inekzistenca ndaj Realit e deri te ndarja me Nicki Nicol, të gjitha këto në kohë të shkurtër.
Por nuk mbaron me kaq. Është zbuluar arsyeja e rendimentit të ulët në “El Clasico” ndaj Real Madrid, sipas gazetës spanjolle “SPORT”, sulmuesi 18-vjeçar vuan nga problemi i quajtur “Pubalgia”. Kjo gjendje shkakton shqetësim, pasi muskujt bashkohen në zonën publike. Bordi i Barcelonës ka frikë se ky problem mund të jetë i pashërueshëm.
Për këtë temë ka folur edhe fizoterapisti i Barçës Lluis Puig: “Para së gjithash, duhet të themi se pubalgjia nuk është një dëmtim muskulor, por më tepër një ndryshim në zonën pubike, ku muskuj të ndryshëm bashkohen.
Duhet të punojmë në nivele të ndryshme dhe nuk mund të themi se është një dëmtim që do të kalojë brenda një muaj. Jo, do të duhet të jetojmë me të dhe të bëjmë punë parandaluese e kompensuese për t'i dhënë atij garancitë që të jetë në gjendje të luajë në nivelin më të lartë”.
