Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E krahasojnë me Messin, reagon Pep Guardiola: Askush si Leo, as Lamine Yamal

Shkruar nga NEWSPORT
E krahasojnë me Messin, reagon Pep Guardiola: Askush si Leo, as Lamine
Pep Guardiola

Lamine Yamal i magjepsi sërish shikuesit duke shkëlqyer në fitoren e fundit të Spanjës ndaj Francës në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Sensacioni i Barcelonës ishte një sinjal i vërtetë dhe i kujtoi të gjithëve se ai mbetet ende një kandidat i fortë për titullin “Topi i Artë”.

Në dritën e paraqitjes së tij, sulmuesi e detyroi trajnerin e Man City-t, Pep Guardiola, të fliste përsëri për të në një intervistë të kohëve të fundit. Duke folur për “DAZN h/t SPORT”, Guardiola u ndal tek Yamalin dhe cilësitë e tij, madje duke e përgëzuar Barcelonën për gjetjen e një talenti kaq të veçantë.

"Mënyra se si e kupton lojën është vërtet e habitshme për moshën e tij. Jemi shumë me fat, Barça, apo jo? Që kemi gjetur një djalë tjetër me këtë lloj perspektive. Nuk do të them se ai është si Leo, më vjen keq, sepse për mua, nuk do të ketë kurrë dikë në botë si argjentinasi.

Është e pamundur. Ky lloj pjekurie zakonisht vjen në moshën 23, 24 ose 25 vjeç… Për sa i përket të kuptuarit dhe vendimeve që ai merr. Ndonjëherë, kur një lojtar është kaq i talentuar, duket sikur duhet të bëjë diçka të veçantë në çdo lojë. Sikur gjithmonë duhet të gjuajnë një gjuajtje për tre pikë si Curry. Jo”, e mbylli Guardiola.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga