
Saul & Griezmann
Situata e Saul Niguez ka marrë një kthesë të papritur në orët e fundit. Mesfushori të cilit i përfundoi kontrata me Atletico Madridin, ishte thuajse lojtari i Trabzonsporit në Turqi.
Por Fabrizio Romano ka konfirmuar orët e fundit se Saul Niguez do të transferohet në Brazil. Mesfushori 30-vjeçar do të bëhet lojtari më i ri i Flamengos duke firmosur falas për ta.
Saul pritet të mbërrijë të mërkurën në Rio për të kryer vizitat mjekësore me klubin brazilian. Mesfushori spanjoll do të firmosë kontratë me Flamengon deri në dhjetor të vitit 2028.
View this post on Instagram
Poll