Malisheva ka fituar ndeshjen e parë përballë Hibernian, në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve të Conference League. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", përfundoi në favor të vendasve me rezultatin 2-0.
Golin e epërsisë e gjeti Kreshnik Uka në minutën e 21-të, ndërsa për të dytin mendoi Valmir Nafiu në minutën e 90-të, për t'i dhënë ekipit shqiptar një shans të mirë për kualifikim.
Duhet thënë se përgjatë gjithë ndeshjes, Malisheva pati dominimin më të madh të sfidës dhe në ndeshjen e kthimit do mundohen të ruajnë këtë avantazh. Përballja e radhës do të luhet më 30 korrik, prej orës 21:00 në stadiumin "East Road".
GOLAT:
Goli i Ukës (Malisheva 1-0 Hibernian)
Goli i Nafiut (Malisheva 2-0 Hibernian)
