Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Kërkohet ecuria pozitive në Evropë, Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet ecuria pozitive në Evropë, Dinamo e Ilir Dajës
Conference League, logoja e Dinamos dhe Ilir Daja

Pas kualifikimit të suksesshëm në raundin e dytë të UEFA Conference League, Dinamo City do të zbresë sonte në fushë për ndeshjen e parë të këtij raundi, ku do të përballet ndaj ekipit slloven të Aluminij.

Kryeqytetasit do ta luajnë takimin e parë në transfertë, në Slloveni, me sfidën që do të nisë në orën 20:00. Dinamo City synon të hedhë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, duke marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit.

Pas përmbysjes spektakolare ndaj Astanës në raundin e parë, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive edhe në fazën e dytë të kompeticionit, me objektivin për të mbajtur gjallë ëndrrën europiane.

Poll

Lexo gjithashtu