Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Dinamo “qan” shanset e humbura dhe ndalet në Maribor, barazim që jep “shpresë” kualifikimi për ekipin e Ilir Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dinamo “qan” shanset e humbura dhe ndalet në Maribor,
Aluminij - Dinamo

Ka përfunduar në barazimin 1-1, ndeshja e parë mes Aluminij dhe Dinamos, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League.

Dy gola të shënuar në stadiumin e Mariborit, ku pjesën më të madhe të lojës e dominoi ekipi i Ilir Dajës. Epërsia për dinamovitët erdhi në minutën e 15-të kur sulmuesi Hekuran Berisha gjendet në momentin e duhur për të shfrytëzuar një gabim në prapavijën sllovene.

Në të 21-tën, provon Eridon Qardaku nga një goditje dënimi, por përpjekja nuk kërcënon portën e Raduhas. Me fillimin e pjesës së dytë, ndeshja ndërpritet, për shkak të kushteve atmosferike, duke bërë që skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes për disa minuta.

Me rikthimin në lojë, “djemtë” e Ilir Dajës vazhdojnë me rastet për shënim, përmes Eridon Qardakut që ndalet nga shtylla në të 70-tën minutë, përpara se një minutë më vonë të provojë Fabjan Përdreca, me topin që përfundon sërish larg me katërkëndëshin e portës.

Dhe kur nuk shënon do pësosh. Mesfushori i sllovenëve Vrbaneck shënon të baraspeshës në minutën e 83-të.

Pak minuta para fundit të ndeshjes, Isi Manellari shpërdoron shansin e artë për golin e dytë, duke bërë që ndeshja e parë të mbyllet në baraspeshë, me Dinamon që ka ende shpresë për kualifikimin më tutje në takimin e kthimit.

Aluminij 1-1 Dinamo (Vrnabec 83'/ Berisha 15') 

UEFA Conference Leaugue: Ndeshja e parë (Raundi i dytë)

Stadiumi: "Ljusdski Stadion"

Arbitër kryesor: Ivar Orri Kristjansson (islandez)

 

FORMACIONET ZYRTARE:

ALUMINIJ (3-5-2): Raduha; Simunic, Boben Schaubach; Kodernamn, Vrbanec, Jagic, Taylor, Tezak, Susso, Osuji. Trajner: Jura Rasic.

DINAMO (3-5-2): Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca, Vila, Manellari, Qefalia, Ruci, Qardaku, Berisha. Trajner: Ilir Daja.

 

NDESHJA

Përfundon ndeshja Aluminij 1-1 Dinamo. 

90'+5 Çfarë shansi humb Isi Manellari, për golin e fitores së Dinamos. 

83' GOL ALUMINIJ! Shënon Vrbanec.

 

71' Sërish Dinamo i shkon pranë golit, këtë herë provon Fabjan Përndreca. 

70' Çfarë shansi për golin e dytë të Dinamos, Eridon Qardakun e ndal shtylla për "festën". 

57' Provon Eridon Qardaku nga distanca, por topi devijohet nga mbrojtësi dhe shkon në këndore. 

Rinis Aluminij - Dinamo. 

Qetësohet situata atmosferike në stadium, skuadrat futen në fushë për rinisjen e ndeshjes.

54' Ndërpritet ndeshja mes Aluminij dhe Dinamos. Shkak bëhet situata atmosferike, lojtarët shkojnë drejt dhomave të zhveshjes. 

Nis pjesa e dytë. 

Mbyllet pjesa e parë, Aluminij 0-1 Dinamo. 

21' Provon Eridon Qardaku nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën.

15' GOL DINAMO! Shënon Hekuran Berisha.

10' Tenton Lorenzo Vila, por goditja e tij nuk është më e mira e mundshme. 

1' Shkelmohet topi i parë në Slloveni, starton sfida mes Aluminij dhe Dinamos. 

 

Poll

Lexo gjithashtu