Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

E BUJSHME/ Vllaznia “copë-copë” në Kupat e Evropës! Trajneri Martini ka në dispozicion vetëm 3 mbrojtës, mungon sulmuesi që u mor me bujë nga Partizani (LISTA)

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Vllaznia “copë-copë” në Kupat e
VLLAZNIA

Vllaznia do të përballet të enjten me Malishevën, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Conference League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 20:00.

Ndërkohë që së fundmi, është bërë publike edhe lista e shkodranëve për këtë sfidë. Një listë mjaft e cunguar, ky në sy bie prezenca e vetëm 3 mbrojtësve, ndërsa Herald Marku është i vetmi nga afrimet e reja.

Mungon edhe sulmuesi Rrok Toma, i cili u huazua nga Partizani pikërisht për ndeshjet në Kupat e Evropës. Më poshtë do të njiheni me listën e plotë të Vllaznisë për duelin ndaj Malishevës.

LISTA:

PORTIERË: Leon Pohls, Aron Jukaj, Rezart Bunjaj.

MBROJTËS: Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Jasmin Celikovic.

MESFUSHORË: Cristian Dros, Sherif Kallaku, Edon Murataj, Herald Marku, Klini Qato, Ensar Tafili.

SULMUES: Bekim Balaj, Aris Ara, Geralb Kubazi.

Poll

Lexo gjithashtu