Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Vllaznia HISTORIKE në Conference League! Shkodranët “përplasen” me ekipin tjetër shqiptar, short “ferri” për Elbasanin dhe Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia HISTORIKE në Conference League! Shkodranët
Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo në Conference League

Është hedhur shorti i Conference League për raundin e parë. Elbasani do të përballet me “përbindëshin” bjellorus BATE Borisov. Ndeshje “ferri” edhe për Dinamon e drejtuar nga Ilir Daja.

“Blutë” e kryeqytetit do duelojnë për avancimin në fazën tjetër karshi Astanës, klub i Kazakistanit. Fati i ka “buzëqeshur” Vllaznisë së Shkodrës.

Kuqeblutë do ballafaqohen me Malishevën nga Kosova, tjetër skuadrë shqiptare. Jo vetëm kaq, por të besuarit e Edi Martinit si kurrë më parë, pozicionohen na vazon e favoritit. Ndeshjet e para do të mbahen më datën 9 korrik, kurse ato të kthimit më 16 korrik.    

Vllaznia HISTORIKE në Conference League! Shkodranët
Shorti i raundit të parë në Conference League

 

Poll

Lexo gjithashtu