Elbasani - BATE Borisov (Foto e gjeneruar me AI)
Elbasani dhe Bate Borisov do të përballen këtë të martë, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë prej orës 20:00.
Ndërkohë që UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë takim. Kështu kryesor i kësaj sfide do të jetë moldavi Ion Orlic, i cili ka në dorë “fatet” e ndeshjes.
Ion Orlic
Ndërsa asistentët e tij do të jetë Denis Oala dhe Anatolie, po kështu nga Moldavia. Po nga Moldavia do të jetë edhe arbitri i katërt, Oleg Stoainov, teksa vlen të theksohet se në këtë fazë nuk ka sistem VAR.
Poll
