
Gattuso & Pirlo
Pas ndeshjes së fundit me Moldavinë, Kombëtarja italiane aktualisht ka mbetur pa trajner. Luciano Spalletti që drejtoi “axurrët” së fundmi konfirmoi largimin e tij pak ditë më parë në konferencën për shtyp.
Pëflitej shumë që drejtimin e Italisë ta merrte Claudio Ranieri, por nuk ka ndodhur kështu. Siç raporton “La Repubblica”, ish-trajneri i Romës i ka thënë “jo” përfaqësueses blu.
Megjithatë, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina nuk ka qëndruar “duarkryq”. Së fundmi, ka dalë në horizont emri i Gennaro Gattusos për të marrë drejtimin e Italisë.
Poll