Ousmane Dembele
Ousmane Dembele pësoi një dëmtim në derbin përballë Paris FC në kampionat, duke krijuar jo pak panik në kampin e PSG-së. Kjo për shkak të një mungese të mundshme të tij në finalen e madhe të UEFA Champions League.
Megjithatë, asgjë nuk duket të jetë serioze dhe gjasat janë të larta që Dembele të jetë gati për finalen ndaj Arsenalit.
“Unë po bëj shumë mirë. Isha i frikësuar përballë Paris FC, por tani jam duke bërë mirë. Unë do të jem mirë për finalen e madhe të UEFA Champions League. Shpresoj të luaj, sigurisht nëse më zgjedh trajneri”, tha 29-vjeçari.
Kujtojmë që finalja e Championsit do të luhet në Budapest më 31 maj, duke nisur prej orës 21:00.
Poll
