
Te Barcelona ka një pritje të madhe për superndeshjen e sonte kundër Interit në “San Siro”. Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, të dy ekipet do luajnë për një kualifikim në finalen e Champions League dhe për këtë rast stadiumi I Interit do të jetë i “zbukuruar”. Biletat janë shitur plotësisht dhe shitja e tyre është rekord për futbollin italian.
Barcelona do të shoqërohet nga mbi 4,000 tifozë nga Spanja të cilët do të mbështesin ekipin e Flick. Midis tyre, do të jetë edhe një tifoz i veçantë, Sergi Roberto. Lojtari i Como-s mbeti shumë i lidhur me ngjyrat e Blaugrana-s dhe nuk do të humbasë ndeshjen e madhe sonte.
Konfirmimi vjen nga vetë ai, duke shtuar: "Kam 100% besim te kjo skuadër. Interi do të fillojë fort dhe lart, por Barcelona do ta përballojë presionin.
Interi ndihet rehat duke luajtur në mbrojtje, por duke parë pjesën e fundit të ndeshjes së parë dhe duke marrë parasysh se do të shtyhen nga tifozët e tyre, mendoj se do të sulmojnë. Nuk mednojë se do të ketë ndikim rastet si ndaj Liverpoolit dhe Romës. Nuk mendoj kështu”, tha Roberto.