Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Humbja 0-3 s’ia shuan shpresat, ish-i i anglezëve David Silva: City është i fortë në shtëpi, mund ta përmbysë Realin!

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja 0-3 s’ia shuan shpresat, ish-i i anglezëve David Silva: City
David Silva

Manchester City kërkon përmbysjen e humbjes 0-3 përballë Real Madrid, mbrëmjen e sotme në UEFA Champions League. Besimi tek “qytetarët” ekziston, ashtu si edhe te ish-mesfushori i tyre, David Silva.

“Është e vërtetë që askush nuk e priste, por Reali gjithmonë transformohet në Champions. Ndeshja e kthimit është ende për t’u bërë dhe shpresojmë që City të mund të rikthehet në lojë në minutat e para, në mënyrë që të paktën të kemi pak emocione.

A besoj në një përmbysje? Një epërsi 3-0 nuk është e lehtë, por City është i fortë në “Etihad”, dhe nëse shënon herët… nuk i dihet kurrë”, është shprehur ish mesfushori David Silva.

Poll

Lexo gjithashtu