Sfida mes Manchester City-t dhe Real Madrid po afron, ku do të vendoset një prej ekipeve çerekfinaliste. Pep Guardiola beson ende te përmbysja, edhe pse ndeshja e parë në Madrid, përfundoi me shifrat 3-0 në favor të rekordmenëve të UEFA Champions Legue.
“Do të jetë një ndeshje e përsosur në shumë aspekte. Duhet të provojmë dhe të provojmë sërish. Ne mund të krijojmë gjithmonë raste. E njohim njëri-tjetrin mjaft mirë. Duhet të jemi klinikë dhe të mbrojmë mirë.
A do të ishte dështim eleminimi? Gjëja më e rëndësishme është që të mos e mendojmë si dështim. Në sport mund t’i bësh gjërat mirë, mund të përmirësohesh dhe të përpiqesh sërish në sezonin e ardhshëm. E gjitha vjen nga puna e palodhur, përkushtimi dhe dashuria për sportin. Nuk ka skuadër në botë që fiton çdo sezon.
Në sport humbet më shumë se sa fiton. Real Madrid ka fituar 15 Champions Legue, por kanë marrë pjesë në 100 të tilla. A është ky një dështim? Ata kanë humbur më tepër se sa kanë fituar”, tha Guardiola.

